Kosova për herë të parë merr pjesë në Kampionatin Botëror

Sporti

Kosova për herë të parë merr pjesë në Kampionatin Botëror

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:03
Kosova për herë të parë merr pjesë në Kampionatin Botëror

Të martën (sot) dy ekipet e Kosovës në CS-GO dhe Data2 të kualifikuara për të marrë pjesë në Kampionatin Botërorë të organizuar nga Federata Botërore e IESF-së në Izrael do të luajnë për herë të në historinë e Kosovës pasi u pranuar para një kohe të shkurtër ne Federatën Botërore të E-Sports ku në Asamblenë Botërore të IESF-së pritet të pranohemi me drejta të plota, njofton Federata e E-Sports Kosova, shkruan Zeri.info.

Federata e E-Sports Kosova si federatë e re ju uron garueseve dhe gjithë stafit suksese ne pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare e që është fat që jemi kualifikuar në Botërorë pas një faze mjaftë të vështirë kualikimesh”, shkruhet në njoftim.

“Kryetari i Federatës Altin Preniqi dhe nënkryetari Besnik Thaqi falënderojnë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti mjaftë të rëndësishëm për Federatën E-Sports Kosova e posaçërisht falënderojmë MKRS-në për mbështetjen financiare.

Ndeshjet e Botërorit fillojnë me datë 16 nëntor 2021”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat