Kush është atleti më i paguar për minutë i vitit 2021?

Sporti

Kush është atleti më i paguar për minutë i vitit 2021?

Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:40
Kush është atleti më i paguar për minutë i vitit 2021?

Conor McGregor është atleti që ka fituar më shumë për minutë në vitin 2021, më shumë edhe se yje si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo and Neymar.

Sipas një studimi të Ladbrokes, McGregor ka fituar plot 8.6 milionë dollarë për minutë në vitin 2021.

Është e rëndësishme të theksojmë se luftimet në UFC zgjasin mesatarisht 3 minuta.

McGregor i ka humbur dy ndeshjet që ka bërë kundër Dustin Poirier më 24 janar 2021 dhe ndeshjen e dytë më 11 korrik 2021, por ka dalë më i pasur nga këto dy humbje.

Si renditen atletët e tjerë?

Për shkak se dyluftimet në MMA mund të mbarojnë shumë shpejt, është e kuptueshme si McGregor mund të jetë atleti që ka fituar më shumë për minutë vitin e kaluar.

E njëjta gjë vlen edhe për boksin.

Për këtë arsye Canelo Alvarez mban vendin e dytë në renditje me 444 mijë dollarë për minutë të fituara në ring në 2021-shin.

I treti në listë është Tom Brady, quarterback-u i Tampa Bay Buçaneers, me 37 mijë dollarë për minutë.

A ka futbollistë në listë?

Po, ka dy futbollistë që kanë zënë vendin e katërt dhe të pestë.

Sulmuesi i PSG, Neymar, ka fituar 32 mijë dollarë për minutë.

Pas tij renditet Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar “vetëm” 18 mijë dollarë për minutë në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat