Haliti: Nuk besoj që ka hakmarrje sepse nuk jemi në hak me askënd 

Sporti

Haliti: Nuk besoj që ka hakmarrje sepse nuk jemi në hak me askënd 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:47
Haliti: Nuk besoj që ka hakmarrje sepse nuk jemi në hak me askënd 

Federata e Notit e Kosovës është në kategorinë B sa i përket kategorizimit, pas boksit, mundjes, sportit shkollor, atletikës, skitarisë, pingpongut.  

Si e sheh notin ne kategorinë B, meritor apo një “hakmarrje”?

“Jo nuk besoj që ka hakmarrje sepse nuk jemi në hak me askënd, normalisht ende nuk i kemi marr mënyrën e vlerësimit por ne do ta analizojmë se si është vlerësuar, si ka qenë ndarja e pikëve dhe mendoj se komisioni nuk ka pasur ndonjë averzion ndaj notit.

Sepse pavarësisht faktit se nuk e di përbërjen e komisionit mendoj se ka qenë profesional në vlerësimin e të arriturave të federatës në vitin paraprak.

Dihet se pandemia na ka sjell probleme ne realizimin e tërësishëm të programit. Por mendoj se janë shifra të përafërta me analizat tona, por do ta analizojmë kur te marrim rezultatet e sakta me shpërndarjen e pikëve”, tha Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kategoria A
Federata e Xhudos e Kosovës 83.35 
Federata e Volejbollit e Kosovës 79.56
Federata e Karatesë e Kosovës 78.501
Federata e Hendbollit e Kosovës 78.093
Federata e Basketbollit e Kosovës 78.05
Federata e Futbollit e Kosovës 76.61

Kategoria B
Federata e Boksit e Kosovës 65.16
Federata e Mundjes e Kosovës 65.14
Federata e Sportit Shkollor e Kosovës 64
Federata e Atletikës e Kosovës 62,6117
Federata e Pingpongut e Kosovës 60.33
Federata e Notit e Kosovës 54.68
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 53.03
Federata e Tenisit e Kosovës  51.42

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat