Kjo po i mundon Selajdin Hajdinin e Sami Çerkinin

Sporti

Kjo po i mundon Selajdin Hajdinin e Sami Çerkinin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:50
Sela në të majtë e Çerkini në të djathtë

Dikur portierë të dalluar sportivë, ndërsa sot vazhdojnë të përcjellin sportin.

Selajdin Hajdini e Sami Çerkini, e kanë një dashuri të përbashkët: Sportin!

Si Sela e si Samiu, nuk munden pa sport, e kanë dashuri shpirtërore!

Hajdini ka qenë portier i dalluar i futbollit në ekipin e ish Borcit të Ferizajt, ndërsa Çerkini portier i shquar i hendbollit, duke mbrojtur për ish Borcin edhe në ligën e parë ish jugosllave dhe portier e trajner kampionë me Kastriotin.

Sot i mundon një gjë si Selën si Samiun, nuk pajtohen me gjendjen që po kalon sporti në përgjithësi, duan me shumë cilësi e rivalitet.

Sela e Samiu, janë shokë jo vetëm sportivë, kudo të respektuar.

Kur takohen kuvendojnë për sportin, shpesh kujtojnë kohërat e arta të tyre. 

Krejt në fund, Sela është karikaturist i shquar dhe shumë herë i portretizon sportistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat