Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, përgëzon 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Gashi shprehet se “Bota sot” është e gjithanshme dhe nuk lë anash asnjë sport të vetëm.
“Urime 27 vjetori i gazetës ‘Bota sot’.
Uroj që gazeta ‘Bota sot’ të jetoj 1000 vite dhe uroj edhe gazetarin sportiv Kemajl Goca.
Gazeta është në shërbim të vlerave të mirëfillta kombëtare sportive. Gazetë që pasqyron ngjarjet sportive, me lajme të shpejta dhe të sakta”, uron Gashi.