FKK mburret me Aulon Nuredinin dhe Yll Mahallën

Sporti

FKK mburret me Aulon Nuredinin dhe Yll Mahallën

Nga: K.G.. Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:35
FKK mburret me Aulon Nuredinin dhe Yll Mahallën

Federata e Karatesë së Kosovës mburret me garuesit e talentuar, si Aulon Nuredinin dhe Yll Mahallën.

Dy garues që arritën suksese të mëdha në Kupën e Botës, që u mbajt në Poreç të Kroacisë. Nuredini u stolis me të artën e Mahalla me të argjendtën. 

“Pjesëmarrje masive e klubeve dhe garuesve karateistë/e nga Kosova në mesin e më shumë se 3000 garuesve nga i gjithë globi.

Paraqitje e mirë në përgjithësi duke kulmuar me medalje të artë për Aulon Nuredini nga KK "Eagle" Prizreni me trajnere znj. Elona Kolgeci si dhe medaljen e argjendtë për Yll Mahalla nga KK Kastrioti nga Ferizaj me trajner z. Halil Mahalla dhe ky është tregues se në të ardhmen talentet e tilla premtojnë shumë.

Në kuadër të këtij eventi kishte edhe proces për akreditim trevjeçar të trajnerëve në nivelin ËKF e po ashtu edhe tre trajnerë u licencuan gjatë provimit të organizuar nga Federata Botërore e karatesë WKF”, shkruan në faqen e Federatës së Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat