Maqedonia me 5 mundës, ndër ta edhe dy shqiptarë në Kampionatin Botëror në Serbi

Sporti

Maqedonia me 5 mundës, ndër ta edhe dy shqiptarë në Kampionatin Botëror në Serbi

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 15:42
Maqedonia me 5 mundës, ndër ta edhe dy shqiptarë 

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje, do të garojë me 5 mundës në Botërorin e Mundjes, i cili nga 10-të, e deri më 18 shtator do të zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Ngjyrat e Maqedonisë do t’i mbrojnë: Vladimir Egorov, Besir Alili, Fati Vejseli, Dejan Mitrov dhe Mogamedxhi Nurov.

Pritjet më të mëdha janë nga kampioni i Evropës, Vlladimir Egorov dhe bartësit të medaljes së bronzit nga Kampionati Botëror, Mogamedxhi Nurov.

Ndërkohë Besir Alili dhe Fati Vejseli do të kenë mundësi që të dëshmojnë talentin e madh në një skenë të madhe të mundjes, ndërsa Dejan Mitrov do të mbështetet te eksperienca në tentim që të arrijë rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat