Do të mbahet turneu memorial “Gani Maloku”

Sporti

Do të mbahet turneu memorial “Gani Maloku”

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 13:22
Do të mbahet turneu memorial “Gani Maloku”

Përgatitjet po shkojnë sipas planit për turneun memorial “Gani Maloku”, njoftojnë nga klubi i pingpongut ‘Gani Maloku’ të Ferizajt. Organizatorët kanë bërë të ditur se cilat moshat e kanë të drejtën e pjesëmarrjes në këtë turne.

“Organizohet Turneu Memorial i veteranëve "Gani Maloku".

Me 15 tetor në Shkollën e Mesme te Larte Ekonomike “Faik Konica” në Feriza,  FPPK në bashkëpunim me KPP

‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut memorial të veteranëve “Gani Maloku”.

Turneu do të organizohet për këto 5 kategori:

40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1982 ose përpara)
50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1972 ose përpara)
60 - 64 vjeçar (të lindur në vitin 1962 ose përpara)
mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1957 ose përpara)
Çifte (double)

Shorti do të hidhet para fillimit të garave.

Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin”, njofton KPP “Gani Maloku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat