Të shtunën mbahet kampionati i femrave në shah

Sporti

Të shtunën mbahet kampionati i femrave në shah

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 22:20
Të shtunën mbahet kampionati i femrave në shah

Këtë të shtunën do të mbahet Kampionati i Femrave në shah.

Asociacioni i zonjave shahiste përmes një njoftimi, ka konfirmuar se këtë vikend, do të mbahet Kampionati i Femrave për shah, ku për herë të parë do të marrin pjesë vajzat nga tetë klubet e Kosovës.

Ky asociacion së fundmi është pranuar në familjen e shahistëve dhe aprovuar në mbledhjen e Kryesisë së Federatës së Shahut të Kosovës.

Në njoftimin e këtij asociacion thuhet se “Kampionati i Femrave në shah do të nis në orën 10:00”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat