Yll Maloku: Me shumë sukses u organizua turneu

Sporti

Yll Maloku: Me shumë sukses u organizua turneu

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2022 Në ora: 16:20
Yll Maloku

Është organizuar në mënyrën më të mirë turneu për veteran “Gani Maloku” në pingpong, ku morën pjesë një numër i madh i garuesve.

Trajneri i klubit “Gani Maloku” nga Ferizaj, Yll Maloku, tha se turneu ka shkuar sipas planit dhe është i kënaqur përveç me pjesëmarrjen edhe me rivalitetin mes garuesve.  

“Me shumë sukses u organizua turneu memorial për veteran për nder të veteranit të arsimit dhe ish trajnerit të  pingpongut Gani Maloku. 

Kjo tregon më së miri pjesëmarrja ku ishin përafërsisht 60 lojtar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe kjo e bënë  njëherit një ndër turnetë më të mëdhenj në Kosovë në turnetë e Veteranëve.

Fal punës së mirë të kryetarit të klubit "Gani Maloku"  z. Shkëlzen Islami dhe mbështetësve si Federata e Pingpongut të Kosovës, DKRS-së në Ferizaj, Brand Invest, PLUS Center, Freskia e donator të tjerë i dhanë masovitet dhe mbështetje të madhe për të organizuar  sa më mirë turneun  e tretë të veteranëve "Gani Maloku 2022"”, thotë për gazetën "Bota sot" Yll Maloku, trajner i klubit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat