Forbes publikon listën e 20 sportistëve më të paguar në botë për vitin 2022

Sporti

Forbes publikon listën e 20 sportistëve më të paguar në botë për vitin 2022

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 18:08
Sportistë

Fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi, ka kryesuar listën e sportistëve më të paguar të Forbes për vitin 2022, pas një viti tjetër fantastik në karrierën e tij.

Superylli argjentinas fitoi më shumë se një numër yjesh sportivë, përfshirë rivalin e tij të përbetuar, Cristiano Ronaldon.

Çuditërisht, në top 20 të listës dominuan sportistët që luajnë në Shtetet e Bashkuara, me shtatë nga ata 20 që luajnë basketboll.

Por vetëm një grua shfaqet në listë, pavarësisht se është një tjetër vit i jashtëzakonshëm për sportin e grave. Ikona japoneze Naomi Osaka ka linjën e saj të kujdesit të lëkurës dhe një sërë sponsorësh të tjerë, por ajo ende gjen kohë për të pasur një karrierë të shkëlqyer në fushën e tenisit.

Sportistët jo vetëm që fitojnë para nga sporti i tyre, por ata zakonisht fitojnë shumë prej tyre përmes marrëveshjeve dhe sponsorëve.

LeBron James, Kevin Durant dhe Stephen Curry zotërojnë kompanitë e tyre mediatike, ndërsa shtatë herë kampioni i Super Bowl, Tom Brady, ka bashkëpunuar me një kriptovalutë dhe gjithashtu ka lëshuar një platformë të tijën “NFT”.

Messi pranoi një ulje page për t'iu bashkuar PSG-së nga Barcelona në vitin 2021, por një sponsorizim i madh e mbajti atë përpara të tjerëve këtë vit, pasi fitoi 130 milionë dollarë (121 milionë euro).

Kjo ishte pak përpara LeBron James të LA Lakers, puna e të cilit jashtë fushës është ndoshta më mbresëlënëse sesa puna e tij në fushë. Ai merr 121.2 milionë dollarë (113 milionë euro), që është 6.2 milionë dollarë (5.8 milionë euro) më shumë se superylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Marka e tij CR7 dhe marrëveshjet e tij të sponsorizimit me shumë kompani masive si Nike dhe Herbalife e mbajnë atë në fillimin e listës.

Pjesa tjetër e top 20-tës përmban emra befasues, por edhe emra që mendoni se duhet të jenë më lartë në renditje.

Më poshtë mund ta gjeni listën e sportistëve, sportistët si dhe shumën të cilën ata përfituan brenda këtij viti.

1. Lionel Messi – Futboll – 130 milionë dollarë (121.63 milionë euro)

2. LeBron James – Basketboll – 121.2 milionë dollarë (113.39 milionë euro)

3. Cristiano Ronaldo – Futboll – 115 milionë dollarë (107.59 milionë euro)

4. Neymar – Futboll – 95 milionë dollarë (88,88 milionë euro)

5. Stephen Curry – Basketboll – 92.8 milionë dollarë (86.82 milionë euro)

6. Kevin Durant – Basketboll – 92.1 milionë dollarë (86.17 milionë euro)

7. Roger Federer – Tenis – 90.7 milionë dollarë (84.86 milionë euro)

8. Canelo Alvarez – Boks – 90 milionë dollarë (84.20 milionë euro)

9. Tom Brady – Futboll Amerikan – 83.9 milionë dollarë (78.50 milionë euro)

10. Giannis Antetokounmpo – Basketboll – 80.9 milionë dollarë (75.69 milionë euro)

11. Russell Westbrook – Basketboll – 79.2 milionë dollarë (74.10 milionë euro)

12. James Harden – Basketboll – 74.4 milionë dollarë (69.61 milionë euro)

13. Matthew Stafford – Futboll Amerikan – 72.3 milionë dollarë (67.64 milionë euro)

14. Aaron Rodgers – Futboll Amerikan – 68 milionë dollarë (63.62 milionë euro)

14. Tiger Woods – Golf – 68 milionë dollarë (63.62 milionë euro)

16. Josh Allen – Futboll Amerikan – 67 milionë dollarë (62.69 milionë euro)

17. Lewis Hamilton – Motoçiklist – 65 milionë dollarë (60.81 milionë euro)

18. Tyson Fury – Boks – 62 milionë dollarë (58.01 milionë euro)

19. Naomi Osaka – Tenis – 59.2 milionë dollarë (55.39 milionë euro)

20. Damian Lillard – Basketboll – 57.4 milionë dollarë (53.70 milionë euro)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat