Ministria e Sportit vazhdon përkrahjen financiare për federatat

Sporti

Ministria e Sportit vazhdon përkrahjen financiare për federatat

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 20:52
Pamje nga pritja e përfaqësuesve të federatave

Ministria e Sportit vazhdon përkrahjen financiare për federatat sportive!

Ministri Çeku ka nënshkruar sot 19 memorandume për mbështetje financiare të federatave sportive të licensuara.

Cilat federatat nënshkruan sot memorandumet?

Memorandumet u nënshkruan me Federatën e Xhudos, të Volejbollit, Federatën e Hendbollit, Federatën e PingPongut, Federatën e Sportit Shkollor, të Mundjes, Federatën e Triathlonit, Federatën e Atletikës, të Basketbollit, të Boksit, Federatën Skitare, atë të Autosporteve, Federatën e Muay Thai, Federatën e Shenjëtarisë, të Tenisit, Federatën e Notit, Federatën e Çiklizmit, atë të Badmintonit dhe Federatën e Golfit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat