Mundësit e Kosovës synojnë rezultate të mira në SHBA

Sporti

Mundësit e Kosovës synojnë rezultate të mira në SHBA

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 13:45
Kombëtarja e Kosovës

Mundësit e Kosovës kanë arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djelmoshat tanë synojnë rezultat sa më të mira në Iowa. 

“Mundësit tanë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj që do të mbahen nga data 24-31 korrik.

Federata e Mundjes e Kosovës është nderuar nga shteti Amerikan duke u përzgjedhur si federata e vetme jashtë Amerike  për të marr pjesë në këtë ngjarje me rëndësi ku do të marrin pjese 20000 sportist.

Federata e Mundjes në këtë ngjarje me rëndësi do të përfaqësohet me mundësat: Jon Ramadani, Egzon Xhoni, Adriatik Berisha dhe Bleonit Bytyqi.

Mundësat do ti udhëheq trajneri Ziber Xhoni.

Pjese e delegacionit të FMK-së është edhe sekretari gjeneral i FMK-s z.Genc Fazlija.

Ne aeroportin e Des Moinsit ne Iowa, delegacionin e FMK-së  e priten, Teresa Parmenter- presidente Iowa Amateur Athletic Union dhe Fatmir Rrahmanaj sekretar i parë ne Konsulatën e Kosovës në Iowa”, njofton Federata e Mundjes e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat