Broja nuk luan kundër Liverpoolit, Chelseat i mungojnë edhe pesë lojtarë të tjerë

Sporti

Broja nuk luan kundër Liverpoolit, Chelseat i mungojnë edhe pesë lojtarë të tjerë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:49
Premier Liga angleze

Premier Liga angleze i rikthehet sot aksionit pas më shumë se dy muajve pushim, ku sezonin e ri e hap ndeshja mes Burnleyt dhe Manchester Cityt.

Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te dita e diele, ku do të përballen dy gjigantët anglezë, Chelsea dhe Liverpool.

Me fillim nga ora 17:30, Chelsea të dielën e pret Liverpoolin në “Stamford Bridge”.

Por, Chelsea nuk i ka punët mirë me lëndime, pasi që gjashtë lojtarë do të mungojnë ndaj Liverpoolit, përfshirë këtu yllin shqiptar, Armando Broja./Kp

Broja do të mungojë pasi që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i tij, ndërsa atij i bashkohen edhe Benoit Badiashile, Marcus Bettinelli, Trevoh Chalobah, Wesley Fofana dhe Christopher Nkunku.

Chelsea e ka bërë të ditur se Broja është në fazën e fundit të programit të rehabilitimit nga lëndimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat