Presidentja e Kosovës uron KPK-në për pranimin në Komitetin Paralimpik Evropian

Sporti

Presidentja e Kosovës uron KPK-në për pranimin në Komitetin Paralimpik Evropian

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 22:03
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës uron KPK-në për pranimin në Komitetin Paralimpik Evropian!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, me ç’rast e uroi për pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me 37 vota pro nga shtetet anëtare.

Ajo tha se do të mbështesë këtë kategori, duke potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.

Ndër tjera, Osmani shprehu gatishmërinë t’i mbështes sportistët paralimpik edhe më tej, si dhe tha se ajo do t’ju qëndroj pranë edhe në Lojërat Paris 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat