Ismet Krasniqi, njeriu që nuk njeh humbje por vetëm fitore, trondit edhe Serbinë!

Sporti

Ismet Krasniqi, njeriu që nuk njeh humbje por vetëm fitore, trondit edhe Serbinë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 shtator 2023 Në ora: 20:07
Ismet Krasniqi

Tri të veçantat e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi!  

Ky njeri nuk njeh humbje por vetëm fitore!

Sot ngadhënjeu në Kretë të Greqisë, me projektin e tij të hartuar së bashku me Besim Alitin, sekretarin e përgjithshëm të KOK-ut, në asamblenë Ndërkombëtare të Lojërave Mesdhetare, iu besua bindshëm Kosovës organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. 

Ismet Krasniqi kur ka qenë kandidat për kryetar të Federatës së Karatesë së Kosovës, pati fituar pa problem.    

Ismet Krasniqi kur ka qenë kandidat për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës, pati fituar bindshëm 53:41 ndaj Besim Hasanit.

Sot e mposhti edhe propagandën primitive serbe, 55 votuan pro Kosovës, 3 abstenuan dhe 8 kundër.

Sot e tronditi edhe Serbinë që u mundua në çdo formë të bllokojë votimin pro Kosovës.

Ky Ismet Krasniqi, është i ndërtuar vetëm për fitore dhe për fitore bindëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat