Atletja më seksi në botë zbulon të ardhurat e saj

Sporti

Atletja më seksi në botë zbulon të ardhurat e saj

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:22
Alica Schmidt

Vrapuesja gjermane në 400 metra, Alica Schmidt ka zbuluar pagën e saj të ulët që ajo e merr si atlete.

Schmidt, e cila u cilësua si atletja më seksi në botë nga magazina australiane “Busted Coverage” në vitin 2017, ka garuar në nivel botëror dhe evropian për shtetin e saj.

Pavarësisht se e arriti kulmin në sportin e saj, Schmidt zbuloi në një video në “TikTok” se ajo vështirë se fiton shumë para nga atletika.

“Në parim, më duhet të them që nuk është e lehtë për atletët gjermanë që të jetojnë me atë që e marrin nga sporti. Nëse jemi në skuadër ose në skuadrën e kombëtares, ne marrim 700 euro nga jeta e sportit”, tha Schmidt.

Schmidt shtoi se disa atletë marrin një shumë të vogël nga klubet e tyre çdo muaj, por tha se zakonisht ajo shumë nuk është e mjaftueshme për të jetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat