Do të mbahet turneu memorial “Zahir Pajaziti”, KK Luftëtari organizator 

Sporti

Do të mbahet turneu memorial “Zahir Pajaziti”, KK Luftëtari organizator 

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 17:12
Paralajmërimi i KK Luftëtarit

Klubi i karatesë Luftëtari nga Prishtina është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit për turneun memorial “Zahir Pajaziti”.

Turneu mbahet me 17 dhjetor në palestrën e sportit "1 Tetori" në Prishtinë.

Synimi i klubit është që turneu i karatesë të organizohet ashtu siç i ka hije.

Turneu mbahet në bashkëpunim me drejtorinë e sportit në Prishtinë dhe Federatën e Karatesë së Kosovës.

Pritet që të marrin pjesë një numër i madh i klubeve.

Si gjithmonë edhe kësaj radhe pritet garë e fortë në secilin disiplinë.  

“Turneun i XI-të memorial i karatesë ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, do të ketë shpërblime: Klubi më masovik vendor shpërblehet me Kupë.

Klubi më masovik Ndërkombëtar: Kupë.

Tri Klubet më të suksesshme vendi: I, II, III shpërblehen me KUPË

Garuesit: Dy Vendet e treta: Certifikatë, Medalje 

Vendi i dytë: Certifikatë, Medalje.

Vendi i parë: Certifikatë, Medalje, Kupë”, njofton KK Luftëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat