Jeton Beqiri jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të federatës

Sporti

Jeton Beqiri jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të federatës

Nga: K.G.. Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:16
Jeton Beqiri

Jeton Beqiri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Ai ka njoftuar klubet përmes një letre duke dhënë edhe arsyet e dorëheqjes. 

“Me shume keqardhje informoheni se sot para jush ne forme formale paraqes dorëheqjen e Parevokueshme nga pozita e kryetarit te Federatës së Pingpongut të Kosovës nga dita e sotme me datë 20.12.2023.

Dorëheqja ime nga pozita e kryetarit të FPPK-së bazohet ne Statutin e FPPK-së, respektivisht neneve përkatëse ne vijim:
Neni 16 Bordi Ekzekutiv  

13.7. Mandati kryetarit mund ti nderpritet edhe para kalimit të 4 (katër) viteve në rastet kur:

13.7.2. dhënjes së dorëheqjes;Neni 18

Pozitat vakante

1. Nëse Kryetari i FPPK-së jep dorëheqje ose nuk është në gjendje të vazhdojë më gjatë në detyrë, ai ose ajo do të zëvendësohet nga nënkryetari i parë, i cili obligohet të organizojë zgjedhjet e jashtëzakonshme zgjedhore brenda afatit prej 30 ditësh.

2. Mandati i Kryetarit të zgjedhur pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë për aq kohë sa ka mbetur mandat nga Kryetari paraprak për të siguruar se zgjedhjet mbahen mbi bazën e ciklit olimpik.  

3. Mandati i anëtarëve të bordit është i lidhur me mandatin e Kryetarit.   

Bazuar ne aktet normative ne fuqi, mandati i anëtarëve të Bordit Ekzekutiv pushon dhe pozita e kryetarit te FPPK zëvendësohet nga Nënkryetari i parë në FPPK z. Jeton Oruqi, i cili obligohet të organizojë zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda afatit 30 ditor me asistencen e Sekretarit te Pergjithshem dhe Administraten e FPPK-se.

Me shume keqardhje njoftoheni se arsyet e kësaj dorëheqje ndërlidhen me faktin e vetëm që unë nuk kam mundësi të ushtrojë e me këtë funksion në FPPK, pasi në muajin shtator 2023 kam nënshkruar kontrate të përhershme me një kompani evropiane me seli qendrore në Gjermani e cila është lidere në fushën e saj dhe vepron në 90 shtete, derisa pozita ime është senior Professional IT Strategy & Governance Manager dhe nga muaji janar 2024 unë do te zhvendosem për të jetuar dhe punuar ne Gjermani se bashku me familjen time.

Arsyeja e dërgimit te dorëheqjes në këtë moment ndërlidhet me kushtet e kontratës e cila ka një senzitivitet të lartë të sigurisë dhe kam obligim plotësuese të bazuara edhe nga Zyra e Emigracionit të Republikës së Saksonisë në Gjermani e cila ka miratuar punësimin tim profesional (EU Blue Card e cila nënkupton lejen e punës në Gjermani dhe 26 shtetet e Bashkimit Evropian)”, shkruan mes të tjera në letrën e tij, Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat