Kush e pengon lezhjanen që jeton në Itali të përfaqësojë Shqipërinë?

Sporti

Kush e pengon lezhjanen që jeton në Itali të përfaqësojë Shqipërinë?

Më: 4 janar 2024 Në ora: 22:39
Mikela Skandaj

Është folur shpesh për karateisten 14-vjeçare me origjinë nga fshati Baqel i Lezhës, e cila jeton në Itali dhe ka arritur suksese me ngjyrat e kombëtares italiane.

Së fundmi, Mikela Skandaj konkurroi në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Francë, ku u shpall nënkampione.

E gjendur në Shkodër për festën e ndërrimit të viteve, Mikela dhe familja e saj vizituan RTSH Shkodrën, ku përcollen edhe emocionet e sukseseve të saj.

“Jam shpallur dy herë nënkampione Evrope, në 2022 dhe 2023.

Nuk isha në kondicionin më të mirë, nuk isha në 100%, por përsëri arrita në një nivel të lartë duke fituar tri medalje: njërën me vendin e dytë dhe dy të tjerat në vend të tretë”.

Siç e ka shprehur edhe herë të tjera, ëndërra e saj është të përfaqësoj Shqipërinë, por deri tashmë, nuk ka asnjë përgjigje pozitive nga strukturat përkatëse sportive dhe shtetërore.

“Kam lindur në Itali, por shqiptare jam 100%, sepse babi dhe mami im shqiptarë janë dhe ëndrra ime është që të përfaqësoj Shqipërinë dhe jo Italinë, sepse jam shqiptare dhe jo italiane”.

Edhe babai i saj, Angjelin Skandaj, shpreh dëshirën që vajza të veshë ngjyrat kuqezi.

“Shpresoj që ky vit i ri të na sjellë fat të gjithëve dhe shpresoj se dikush do të interesohet dhe të thërrasë Mikelën pranë Shqipërisë, sepse edhe zemra rreh kuqezi”.

Në të tilla kushte, kur kemi të bëjmë me një talente të niveleve të larta sportive, ku sukseset e saj po shkojnë për kombëtaren italiane, lind pyetja, pse pengohet që ajo të zyrtarizohet si sportiste e Shqipërisë në mënyrë që trofetë e saj të shkojnë për flamurin kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat