​Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Gangwon 2024

Sporti

​Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Gangwon 2024

Më: 16 janar 2024 Në ora: 16:26
​Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Gangwon 2024

Dy skitarë do të përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024.

Nga 19 janari deri më 1 shkurt të këtij viti Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj do të zhvillohen në qytetin e Gangwon të Koresë së Jugut.

Skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën janë Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh, ndërsa që të dy u kualifikuan me normë olimpike.

Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj, kurse shef i këtij misioni do të jetë Bujar Turjaka.

Në këto Lojëra Olimpike Dimërore për të rinj marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15 deri në 18 vjeç. Kosova është njëra nga 79 vendet pjesëmarrëse.

Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat