Agim Kasapollli i reagon RTK-së: Raportin që emitoj në programin sportiv e manipuloj!

Sporti

Agim Kasapollli i reagon RTK-së: Raportin që emitoj në programin sportiv e manipuloj!

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2024 Në ora: 16:38
Agim Kasapolli

Gjatë të premtes (më 19 janar) në kryeqytetin e Kosovës, në hotelin “Sirius”, u mbajt mbledhje komemorative për legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer.

Legjenda e futbollit të Prishtinës, Ejup Mehmeti, gjatë mbledhjes komemorative tregoi për kontaktet gjatë karrierës së tij me legjendën gjermane.

Agim Kasapolli  lexoi biografinë e bujshme të Beckenbauerit, por RTK kur e ka emituar mbledhjen komemorative çuditërisht ia ka hequr fjalën Kasapollit, për çka edhe ka reaguar ashpër ky i fundit.

Kasapolli tha se RTK është televizion që paguhet nga taksat e popullit e nuk është pronë private. 

 “Si themelues i RTK-së dhe kryetar i Sindikatës së RTP-së gjatë 10 viteve te okupimit, prej largimit tim nga RTK-ja, për arsye të mospajtimit tim, të hajnive që kanë ndodhur marramendëse në RTK, prej vitit 2005 e deri më sot, unë jam ‘mollë e ndaluar’ në RTK.

Është e paimagjinueshme se si programi sportiv e ka guximin që në mënyre selektive, i poston dhe i emiton gjëra në programin e vetë.

Rasti më eklatant, ishte mbledhje komemorative për legjendën gjermane, Beckenbauer, isha unë vetmi i cili fola për karrierën e tij dhe në vend se të informohet opinioni publik, këta gazetarë të cilët janë të pranuar pa konkurs dhe me direktiva, edhe pse janë të paguar me taksat e popullit, punojnë thuajse televizioni publik është pronë private tyre.

Në fund mund të them, është koha e fundit, që në këtë medium, sidomos në programin sportiv, të bëhet spastrimi nga njerëzit që punojnë kundër interesave të popullit të Kosovës”, thotë Kasapolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ndërsa dje Kasapolli ka reaguar me një koment të hapur: “Televizioni publik RTK, i cili financohet nga taksat tona, raportin që e emitoj në programin sportiv e manipuloj!

Unë fola për biografinë dhe karrierën e legjendës, Beckenbauerit i cili zgjati më pak se dy minuta, nga raportimi im nuk u emetua asnjë sekondë!

Prandaj ky raport ishte i mangët dhe pa porosi, në këtë mbledhje komemorative nuk pati gazetar të RTK, por vetëm xhirues. Si themelues i RTK-së turpërohem se në çfarë derexhe ka mbërri ky TV.

Kjo flet se programi sportiv udhēhiqet nga analfabetet që seleksionojnë njerëz sipas kutit të tyre përkundër rëndësisë së ngjarjes?!

Pra këta zunë vend pa konkurs dhe me direktiva të atyre që e shkatërruan këtë program, duke vepruar në dëm të interesave kombëtare.

Për këtë skandal e kam informuar drejtorin e TV. z. Gërvalla, dhe posaçërisht do ti drejtohem zyrës Gjermane për mohimin e vlerave të legjendës duke fsheh të arriturat e të madhit Beckenbauerit i cili ishte miku i madh i kombit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat