​Mblidhet bordi i KOK-ut, mes tjerash diskuton edhe për kategorizimin e sporteve

Sporti

​Mblidhet bordi i KOK-ut, mes tjerash diskuton edhe për kategorizimin e sporteve

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e 31-të.

Në mesin e shumë pikave, në këtë mbledhje u diskutua edhe për kategorizimin e sporteve të bërë së fundi nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, kategorizim ky që ngjalli jo pak reagime në opinionin sportdashës, sidomos për faktin se dy federatat më të mëdha, ajo e futbollit dhe basketbollit kanë rënë në kategorinë B.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për bursistët ku është miratuar lista prej 40 bursistëve “Shpresa Olimpike 2024”, të propozuar nga komisioni i sportit.

Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur që ceremonia e Laureatëve 2023 të mbahet më 21 shkurt 2024.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala nga mbledhja e borsit të KOK-ut:

U miratua lista prej 40 bursistëve “Shpresa Olimpike 2024”, të propozuar nga komisioni i sportit. Me vendim të BE, lista u zgjerua në 42.

U vendos të përditësohet lista e bursistëve olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024, me rritje të bursave për sportistët që kanë pasur ngritje të rezultateve.

U diskutua për bursistët olimpikë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

U diskutua për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve 2024, të bërë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

U vendos që ceremonia e Laureatëve 2023 të mbahet më 21 shkurt 2024.

U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut të mbahet më 27 mars 2024.

BE u informua për procesin e mëtutjeshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

U miratua unanimisht propozimi i presidentit Ismet Krasniqi për emërimin e kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, anëtar i ri i BE. Fetahu zëvendëson kryetarin e FPPK-së, Jeton Beqiri, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të angazhimeve me punë jashtë vendit.

U shqyrtua ankesa e KSU Otrila për notaren Hana Beiqi. U vendos të kërkohet nga Federata e Notit e Kosovës që ta dërgojë sportisten në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit, në mënyrë që ta plotësojë kriterin e pjesëmarrjes në botëror, për të pasur mundësinë e fitimit të ftesës së univerzalitetit për LO Paris 2024, nëse ka më së shumti pikë të “Ëorld Aquatics”.

U diskutua për vendimin e KAS-it për Federatën e Taekëondosë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat