KOK: Fushata për ndërgjegjësimin e komunitetit sportiv në Kosovë për integritetin në sport

Sporti

KOK: Fushata për ndërgjegjësimin e komunitetit sportiv në Kosovë për integritetin në sport

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Objektiva e parë e projektit: Fushata për ndërgjegjësimin e komunitetit sportiv në Kosovë për integritetin në sport

“Objektiva e parë e projektit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) të fituar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) kushtuar luftës kundër dukurive negative është prezantimi para gjithë komunitetit sportiv në Kosovë, dhe grupet e tjera të interesit, se sporti i pastër është mbi të gjitha. 

Çfarë do të thotë: Sporti i Pastër Mbi të Gjitha?

Garat e ndershme dhe të vërteta janë shtylla kurrizore e të gjitha sporteve.

Viteve të fundit, shembujt e keqqeverisjes në organizatat sportive, skandalet e korrupsionit dhe manipulimi i garave kanë përbërë rregullisht titujt kryesorë.

Për këtë arsye, pyetjet rreth legjitimitetit dhe besueshmërisë së organizatave sportive rrezikojnë paparashikueshmërinë e sportit dhe kontribuojnë në ndryshimin e vizionit të opinionit publik.

Rritja e interesave financiare të përfshira në sport e vë sektorin nën vëzhgimin e rreptë të medieve dhe çdo skandal ulë rolin pozitiv që luan sporti, përfshirë vlerat e tij sociale, kulturore dhe arsimore.

Prandaj, nismat që promovojnë integritetin sportiv janë thelbësore për të demonstruar vullnetin e akterëve të sportit për të mbrojtur besueshmërinë e sportit.

Duhet theksuar se Fushata për ndërgjegjësimin e komunitetit sportiv në Kosovë për integritetin në sport, projekt ky

i fituar nga KOK në KON është duke u implementuar që nga viti 2023 dhe do të vazhdoj deri në fund të marsit 2024”, shkruan në faqen e KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat