Kosova me gjashtë garuese në Kampionatin Evropian të gjimnastikës 

Sporti

Kosova me gjashtë garuese në Kampionatin Evropian të gjimnastikës 

Nga: K.G. Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:24
Vashat e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës synon suksese në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike. 

Shtetin do të përfaqësojnë 6 garuese: Elena Sefa, Bora Hoti dhe Vlera Gërguri, në kategorinë e junioreve; Valëza Rama, Vilëza Zeqiri dhe Kaltrina Thaqi, në kategorinë e senioreve.

Vashat janë të përgatitura maksimalisht për këtë ngjarje të madhe evropiane që mbahet në Rimini të Italisë. 

Image

“Një moment i jashtëzakonshëm për Federatën e Gjimnastikës së Kosovës! 

Me krenari ju njoftojmë se për herë të parë, Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, i cili mbahet në Rimini të Italisë.

Nga data 2 deri më 5 maj, gjashtë vajza nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë me nder në këtë ngjarje të madhe.
Gjimnastet tona që do të na përfaqësojnë në këtë garë të rëndësishme janë:

Elena Sefa, Bora Hoti dhe Vlera Gërguri, në kategorinë e junioreve.

Valëza Rama, Vilëza Zeqiri dhe Kaltrina Thaqi, në kategorinë e senioreve.

Trajnerët Abeliana Bregu, Arlind Shaqiri, bashkë me shefen e delegacionit Sherife Aliçkaj Qerimi dhe doktoreshën e ekipit Blerina Mema, do të jenë pjesë e kombëtares tonë në këtë garë”, njofton Federata e Gjimnastikës e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat