Williams, do të jetë një yll edhe në ring

Tenis

Williams, do të jetë një yll edhe në ring

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:02
Williams do të jetë një yll edhe në ring

Serena Williams i ka dyert e hapura që në të ardhmen të duelojë në WWE (World Wrestling Entertainment).

Ajo që ka konfirmuar këtë gjë është Stephanie McMahon, një nga ikonat e këtij sporti, që tha se tenistja amerikane do të ishte një yll në ring, ashtu sikurse edhe në fushat e tenisit.

“Do të më pëlqente të shihja Serena dhe Venus Williams në WWE, së bashku ose individualisht.

Janë sportiste të jashtëzakonshme dhe synoj që një ditë t’i sjell në sportin tonë. Me fizikun dhe karakterin që Serena ka do të ishte e përshtatshme për sportin tonë”, tha Stephanie McMahon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat