Nadal siguron çerekfinalen

Tenis

Nadal siguron çerekfinalen

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:45
Nadal siguron çerekfinalen

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka siguruar një biletë për në çerekfinalet e grand slam të Australian Open, pas fitores 3-0 (7-6, 6-2, 6-2) ndaj francezin Adrian Mannarino.

Fitore e merituar e ish-numrit 1 në botë, që vuajti disi vetëm në setin e parë, ndërsa në dy setet e tjera e kishte lojën nën kontroll dhe e meritoi fitoren.

Në gjysmëfinale shkon edhe kanadezi Denis Shapovalov, që eliminoi numrin 3 në botë, tenistin gjerman Alexander Zverev.

Kanadezi fitoi 3-0 (6-3, 7-6, 6-3), duke patur epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. Zverev rivalizoi vetëm në setin e dytë, por ishte shumë larg asaj që pritej, duke humbur një shans të mirë për t’u bërë numri 1 në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat