E lindur në një ditë me Federer dhe nënë e dy fëmijëve

Tenis

E lindur në një ditë me Federer dhe nënë e dy fëmijëve

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:09
Tatjana Maria

Teniste profesioniste që prej vitit 2001, Tatjana Maria po përjeton momentin e saj më të mirë në karrierë në moshën 35-vjeçare. Tenistja gjermane është kualifikuar për herë të parë në karrierën e saj në gjysmëfinalen e një grand slam, pikërisht atij të Wimbledon.

Në vitin 2018 ka qenë në vendin e 46-të në botë, pozicioni i saj më i mirë në karrierë, ndërsa tani është në vendin e 103-të. Më 8 gusht do të mbushë 35 vjeçe, në të njëjtën ditë që feston ditëlindjen e tij edhe Roger Federer.

Gjithsesi, emri i saj nuk ka qenë shumë i njohur deri më sot, me vetëm dy trofe të fituara në karrierën e saj. E veçantë është se ajo është nënë e dy fëmijëve, për të cilët kujdeset vazhdimisht, duke i marrë me vete në turne.

“Ky është një moment emocionues për mua dhe familjen time. Nuk kasha arritur kurrë deri këtu në një grand slam. Nuk e di se si do të përfundojë kjo aventurë, por po shijoj gjithçka”, tha Tatjana Maria, që në gjysmëfinale do të luajë ndaj tunizianes Ons jabeur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat