Ylli 27-vjeçar drejt martesës me australianen seksi

Tenis

Ylli 27-vjeçar drejt martesës me australianen seksi

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:13
Ylli 27-vjeçar

Ylli 27-vjeçar drejt martesës me australianen seksi.

Tenisti australian, Nik Kirgios, dhe e dashura e tij, Kostin Hatzi, po bëjnë planet e tyre për martesë.

Çifti australian u është përgjigjur pyetjeve të fansave në “Instagram”, ku kanë zbuluar se vitin e ardhshëm jo vetëm që do të shkojnë drejt altarit, por po planifikojnë edhe një fëmijë për të zgjeruar familjen.

Ylli 27-vjeçar që u mposht së fundmi në finalen e “Wimbledon”-it nga Gjokoviç po ngjit me shpejtësi shkallët e karrierës, ndërkohë që Hatzi, edhe pse gjithmonë pranë tenistit, nuk lë pas dore ndjekësit e saj në rrjetet sociale, që janë mahnitur nga fotot e fundit nga pushimet në Karaibe, ku ka rënë në sy fiziku i saj fantastik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat