Rita Miftari pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të nivelit ITF

Tenis

Rita Miftari pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të nivelit ITF

Nga: Fatmir Beka Më: 5 shtator 2022 Në ora: 00:20
Rita Miftari  

Tenistja e re mitrovicase Rita Miftari do të jetë njëra ndër pjesëmarrëset në ndërkombëtar të nivelit ITF "Kosova Open 2022" në Brestovik, Pejë.

Tradicionalisht , Rita ka pasur paraqitje edhe lojëra të mira në turnet që janë zhvilluar deri tani në Pejë, andaj kështu pritet të jetë edhe në turneun e radhës që nis sot.

Sportistja mitrovicase e cila merret me tenis prej 8 viteve, ngadalë po sigurt po hyn në radhën e shpresave të Kosovës në sportin e bardhë.

Image

Fillet e para në këtë sport, i nisi në Klubin e Tenisit “Trepça” dhe hapat e para këtu i bëri nën përkujdesjen e stafit të klubit, por Rita ka pasur edhe mbështetjen e plotë të prindërve përkatësisht familjes, që vazhdimisht ka qenë pranë dhe në secilën paraqitje.

Pas tri viteve të paraqitjeve në KT “Trepça” , Rita Miftari kalon në Klubin “Rilindja” në Prishtinë, ku fillimisht punon me trajnerin Arian Ibrahimin dhe më pas edhe me tenistin e njohur dhe ish-kampionin e shumëfishtë të Kosovës Granit Bajraliun.

Fal paraqitjeve të suksesshme, Rita në vitin 2019 ka përfaqësuar vendin tonë në Europian Junior championship, që u mbajt në Çeki, ku ka rënë në sy si një ndër talentet premtuese në këtë sport.

Në karrierën  e deritashme Rita Miftari ka mbi 20 paraqitje në arenat ndërkombëtare në turnet e ndryshme ITF dhe Tenis Europe, sikurse që ka shume tituj kampioni në turnetë e zhvilluara brenda vendit dhe Shkup në grupmoshat më të reja.

Rita është shumë punëtore dhe e disiplinuar, gjë që shihet edhe me paraqitjet eksplozive në fushën e tenisit, asaj i pëlqen shumë stili i lojës së tenistes amerikane Serena Wiliams, të cilën e ka idol dhe të cilën mundohet ka “kopjoj” në stilin e lojës.

Ajo me çka veçohet tenistja e re mitrovicase është qetësia e saj në duele, loja inteligjente, durimi dhe maturia në veprime, specialitet i saj janë edhe topat e ashtuquajtur kthyes, goditjet paralel dhe topat e shpejtë.

Rita është nxënëse e shkëlqyeshme, shquhet  edhe mbi të gjitha edukata e lartë sportive, që e bëjnë të shoqërueshme edhe shumë të vlerësuar si nga rivalet por edhe nga trajnerët.

Dueli i saj i parë në Turneun në Pejë është kundër tenistes turke Irmak Ozturk me fillim në ora 12,00, nga ky duel me të drejtë presim fitore dhe kualifikim në garat e mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat