Tenisti spanoll Rafael Nadal rrezikon të dalë nga renditja e “top-10” tenistëve më të mirë në botë.
Fituesi i 22 grand slam ka deklaruar se nuk do të luajë në dy turnetë e radhës, atë të Doha dhe Dubai.
Turneu ATP-250 i Doha zhvillohet më datat 20-25 shkurt, ndërsa turneu ATP-500 i Dubai zhvillohet më datat 27 shkurt-4 mars.
Mungesa në këto turne do t’i kushtojë 500 pikë në renditje Rafael Nadal, pasi nuk do të mbrojë dot trofeun fituar vjet në Dubai.
Aktualisht Nadal ndodhet në vendin e gjashtë dhe do të humbasë edhe 500 pikët e fituara po vjet në turneun e Akapulko.
Për pasojë, ai rrezikon të dalë nga “top-10” tenistët më të mirë, pasi rivalët e tij do të luajnë e fitojnë pikë në këto turne.
Në dyshim është prania e spanjollit edhe në dy turnetë Masters që zhvillohen në Amerikë, ato të Indian Wells e Majemi.
Nadal ka konfirmuar se do të jetë në Amerikë, por nëse do të luajë apo jo gjithçka do të varet nga forma e tij fizike.
Ka gjasa që ai të rikthehet në fushat me dhè, në turneun e Montekarlo.