Turpi i radhës, lojtari i Barcelonës kundër Kosovës, i del në krah provokuesit Gjokoviq

Tenis

Turpi i radhës, lojtari i Barcelonës kundër Kosovës, i del në krah provokuesit Gjokoviq

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2023 Në ora: 16:36
Mirotiq

Serbët gjithmonë ushqehen me gënjeshtra. 

Gënjeshtrat e ytre i ka kuptuar e tërë bota.

Novak Gjokoviq, teniser, njihen provokime të llojllojshme dhe kundër shqiptarëve të Republikës së Kosovës.

Fakti më i çuditshëm është se si ai i ka shpëtuar dënimit deri tash nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Gjokoviq provokoi rëndë ditë më parë, dhe shih çudinë tjetër, përkrah tij del edhe basketbollisti i Barcelonës, Nikolla Mirotiq.

Nikolla Mirotiq që është i lindur në Mal të Zi, pa pikë turpi, ka shpërndarë një foto të mesazhit të Novakut nga Roland Garros në rrjetet sociale me deklaratën: “Njëri është Novak Gjokoviq”.

Jo vetëm kaq, sjelljet primitive të Novak Gjokoviqit i përkrahën edhe kampionia olimpike e taekwondo-s Milica Mandiq, basketbollistet Nemanja Nedoviq dhe Tina Krajishnik dhe volejbollisti Aleksandar Okoliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat