​Abazoviç fton tenistin serb që njihet si anti-shqiptar të bëhet “Qytetar Nderi”

Tenis

​Abazoviç fton tenistin serb që njihet si anti-shqiptar të bëhet “Qytetar Nderi”

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 17:07
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një intervistë për “Nova.rs”, zbuloi se Novak Djokoviq mund të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi.

Më parë këtë dekorim e ka marrë edhe Vlade Divaq të cilin Abazoviq e ka quajtur një legjendë.

“Në përgjithësi, mendoj se sporti na ndihmon shumë për të kapërcyer në një mënyrë shumë më të lehtë disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike. Mbështetja ime është e plotë për njerëzit që janë një markë globale. Nuk janë markë vetëm e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale. Mendoj se kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendet nga vijnë”, tha Abazoviq.

Abazoviq ka shpjeguar gjithashtu se sa shumë e respekton Novak Djokoviçin dhe familjen e tij.

“ Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League. Do më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Është çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të”, tha Dritan Abazoviq.

Gjokoviç është një tenist i talentuar por edhe një ekstremist i sëmurë. Disa herë është shfaqur me deklarata dhe qëndrime të nacionalizmit kategori ordinere. Pikërisht në Malin e Zi, ai gjatë një darke në Budva, u pa të shoqëronte me gjeste një nga këngët antishqiptare të quajtur “Oj Kosovo Kosovo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat