Indian Uells, Del Potro mund Federerin në finale

Tenis

Indian Uells, Del Potro mund Federerin në finale

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:36
Huan Del Potro dhe Rozher Federer

Huan Del Potro është fitues i turneut Master “Indian Uells”, pasi në finale mundi Rozher Federerin me 2-1 në sete ose 6-4, 6-7 dhe 7-6 në geme.

Ishte dueli i 25 mes këtyre tenistëve të njohur, ndërsa ishte fitorja e 7 e argjentinasit krahas atyre 18 të tenistit zviceran. Për Federerin ishte kjo finalja e 8-të në Indian Uells, ku ka 5 trofe, ndërsa për Del Potron ishte finalja e 5-të dhe trofeu i parë.

Ndërkohë, Huan Del Potro,  u bë tenisti i parë argjentinas që të triumfuar në Indian Uells dhe nga dita e hënë, Del Potro forcon pozitën e 6-të në listën e ATP, ku vazhdon të kryeson Roxher Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat