Nadali: Federeri është i jashtëzakonshëm në fushat me dhe

Tenis

Nadali: Federeri është i jashtëzakonshëm në fushat me dhe

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 12:18
Roger Federer dhe Rafael Nadal

Roger Federeri në dy vjetët e fundit nuk ka luajtur asnjë ndeshje në fushat me dhe, një sipërfaqe ku ai zakonisht vuan shumë, aq sa në karrierën e tij ka fituar vetëm një herë në grand slam të Roland Garros, që luhet në këtë sipërfaqe.

Edhe pse fitoret e zviceranit në fushat me dhe janë me pikatore, rivali i tij Rafael Nadal ka një tjetër konsideratë: “Rogeri është një kampion në fushat me dhe. Ka dalë pesë herë në finalen e Roland Garros, e ka fituar një herë si dhe mjaft turne në këtë sipërfaqe”.

“Federeri luan mjaft mirë në fushat me dhe. Unë nuk kam parë shumë tenistë që të arrijnë kaq shumë herë në finalen e Roland Garros sa ai, ndaj unë e konsideroj si një ndër më të mirët në këtë sipërfaqe. Ndoshta nuk është sipërfaqja e tij e preferuar, por kur luan këtë gjë e bën vetëm për të fituar”, ka deklaruar Nadali, që e mirëpret kolegun vitin tjetër në turneun parisien.

“Kam dëgjuar që vitin e ardhshëm mund të luajë. Do të ishte fantastike, edhe pse për mua do të jetë një rival i fortë më shumë”, u shpreh Nadali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat