Rafael Nadal ndihmoi në operacionin e pastrimit pasi një përmbytje shkatërruese që goditi ishullin e Majorcas.
Të paktën dhjetë vetë besohet të kenë vdekur kur stuhitë përmbyten qytetin Sant Llorenc, rreth 40 milje në lindje të kryeqytetit Palma, të martën mbrëma.
Qindra vendas dhe turistë u lanë të bllokuar në shtëpitë e zhytura deri në një metër ujë, ndërsa të tjerë strehoheshin në ballkone, çati dhe madje edhe në pemë që prisnin të shpëtonin, shkruan indeksonline.
Numri një i tenisit në botë, Rafael Nadal ftoi njerëzit e prekur nga stuhitë e rënda për të marrë strehim në akademinë e tij të tenisit në Manacor aty pranë dhe pastaj veshi çizme për t’u bashkuar me vullnetarë të tjerë në pastrimin e baltës dhe ujit nga zonat e prekura.
Faqja e internetit e gazetës spanjolle ka postuar një video dhe fotografi të tenistit të famshëm që ofron ndihmë në ishullin e përmbytur.
‘Dita e keqe në Majorca,’ tha 32-vjeçari spanjoll në Twitter. “Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit e të ndjerve dhe të plagosurvenga përmbytjet e mëdha në San Llorenc”, ka shkruar spanjolli.
Kujtojmë se Nadal është njëri nga sportistët më të pasur dhe më të suksesshëm në botë.