Për rafting në Drin të Zi, bum vizitorësh në luginë

Turizëm

Për rafting në Drin të Zi, bum vizitorësh në luginë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Lugina e lumit Drin çdo vit e më shumë frekuentohet edhe eksplorohet në të gjithë gjatësinë e tij. Kjo zonë preferohet nga shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Janë të shumtë ata që e zgjedhin këtë lumë për rafting. Turistët shprehen të mrekulluar nga natyra.

“Për herë të parë në rafting, jemi të kënaqur me ushqimin dhe mikëpritjen.”

“Më e thjeshtë nga se e mendonim se Drinin na e kishin bërë me shumë ujë dhe rrjedha, por jo ishte shumë shumë bukur dhe shumë e thjeshtë.”

Këtë vit numri i turistëve është më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme. Numri i turistëve është rritur edhe për shkak të hapjes së rrugës së Arbrit.

“3 vitet e fundit kërkesat janë rritur, pothuajse trefishuar dhe gjithmonë ka prenotime. Ne jemi të mbingarkuar çdo fundjavë me turistët e huaj.”

Përgjatë gjatësisë së tij turistët mund të shikojnë monumente të ndryshme të naytrës. Lumi Drin është i lundrueshëm në të gjithë gjatësinë e tij. Nga dalja në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe deri në Skavicë, Drini përshkon mes për mes Dibrën në një gjatësi prej 75 km. Dibra është një nga qarqet më të pasura me resurse natyrore turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat