Brenda mullirit shekullor të Valbonës, tashmë atraksion turistik

Turizëm

Brenda mullirit shekullor të Valbonës, tashmë atraksion turistik

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Mulliri shekullor i Valbonës dikur ishte domosdoshmëri për zonën e sot është atraksion turistik.

Procesi i bluarjes së misrit në formë tradicionale ngjall ende kuriozitet tek turistët që zgjedhin të vizitojnë Valbonën, ndërsa mulliri shekullor mbart histori në çdo gur që ndihmonte këtë proces.

Bledar Jubani shpjegon në Quo Vadis se si funksionon mulliri.

Funksional ka qenë deri në fund të viteve ’90, deri në vitin 2000. Si ndërtim, mund të jetë ndërtuar rreth 100 vite më parë, por është rindërtuar disa herë. Mulliri ka pasur një degëzim uji që vjen nga lumi dhe mund ka pasur vendin ku futet uji, ka pasur disa helika që rrotullojnë gurin. Ky është guri i mullirit, gur masiv, i përpunuar i gjithi me dorë. Ana e poshtme është gur i fiksuar, ndërsa ky është guri që rrotullohet me presionin e ujit. Ky është për mbajtjen e misrit, këtu hidhet misri, duke lëviz e hedh misrin. Fërkimi gur më gurë bën bluarjen e misrit”, shpjegon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat