Sezoni turistik po afron dhe ura e manastirit në Vlorë, vijon të jetë problem për pushuesit vendas por edhe te huajt. Turistët e shumtë, të cilët kanë vizituar sot qytetin e Vlorës dhe një ndër pikat turistike, atë të Zvërnecit, kanë mbetur tejet të impresionuar nga bukuria që ofron manastiri i Zvërnecit dhe kisha e Shën Marisë.
Me një gjatësi prej 270 metra, ura e Zvërnecit prej 6 muajsh ka filluar drejt rregullimit te saj. Me një vëzhgim me kamerën e Report Tv, ura e manastirit ende nuk ka përfunduar. Edhe pse në një bisede telefonike, prifti i manastirit, At Jani Tereziu, u shpreh:
Ura duhet të ishte gati që në qershor të vitit të kaluar, por afatet kanë kaluar disa here. Askush nuk e di kush është investitori, pasi në hyrje të punimeve mungonte një tabele ku të tregonte fillimin dhe mbarimin e punimeve por edhe vlerën sasa do te kushtojë kjo urë.
Prifti i manastirit, At Jani Tereziu,
Ndërkohë, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë folur për bukurinë e Zvërnecit dhe manastirit, e cila gjendet në ishull mes Lagunës së Nartës. Ata shprehen:
Duhet që pushteti vendor të marrë masa për parmakët e urës, pasi ky manastir vizitohet jo vetëm nga të rritur por edhe nga fëmijë e të moshuar.
Qytetarët e Vlorës
Ura e Manastirit u shkatërrua në shkurt të vitit 2015 nga vërshimi dhe dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Kjo urë ka njohur rikonstruksion total që prej viti 1996 dhe më pas ka pasur ndërhyrje provizore.