Kalaja e Rozafës mirëpret 43690 vizitorë - Bota Sot
Kalaja e Rozafës mirëpret 43690 vizitorë

Turizëm

E premte, 21 shtator 2018

Kalaja e Rozafës mirëpret 43690 vizitorë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:11
Kalaja e Rozafës

Monumentet e kulturës si vende atraksion dhe historike po presin çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Fillimi i sezonit të ri turistik duket premtues pasi këto vende janë ”magnet” për turistët e huaj sepse kanë brenda tyre histori, kulturë dhe detaje mistike që ngjall jo pak kuriozitet tek vizitorët.

E lashta kalaja e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.

Kalaja e Shkodrës në periudhën janar-qershor 2018 në total ka tërhequr 43690 vizitorë, nga të cilët 6623 është numri i atyre që kanë përfituar hyrje falas gjatë festave zyrtare, ditëve të shënuara të Trashëgimisë dhe të dielave të fundit të çdo muaji.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Objekte të tjera me vlera të mëdha kulturore e që tregojnë shumë për historitë e kaluara të popullit tonë janë ,cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë. /ATSH

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test