Si të kuptoni që pula e papjekur është prishur

Ushqime

Si të kuptoni që pula e papjekur është prishur

Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Pula është një nga ushqimet që shkakton lehtë helmimin. Por, si të kuptoni ju që një pulë e papërgatitur është e prishur.

E para gjë që ju duhet të bëni është të kontrolloni datën e skadencës.

Ky është një kontroll që duhet ta keni vëth në vesh, për të gjitha ushqimet.

Asnjëherë mos blini produkte pa kontrolluar datën e skadimit. Nëse ka kaluar data, mishi është i dëmshëm.

Një mënyrë tjetër për të parë nëse mishi i pulës është prishur, është përdorimi i shqisave tuaja.

Një pulë e freskët nuk ka erë të keqe dhe as ngjyrë të çuditshme.

Kur mishi i pulës është i prishur aroma e tij është e thartë, ndërsa ngjyra ndryshon nga roza në gri.

Gjithashtu, nëse lëkura e pulës ka një lëng si ngjitës, mishi është prishur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat