E moshuara në Vlorë hidhet nga kati i dytë, flasin fqinjët: Gjendja e saj u rëndua kur…

Vlora

E moshuara në Vlorë hidhet nga kati i dytë, flasin fqinjët: Gjendja e saj u rëndua kur…

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:16
Pamje nga video

Një e moshuar mbeti e plagosur në Vlorë, pasi u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë.

"Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve".

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vetë fqinjët tregojnë se e moshuara jetonte e vetme pasi djalin dhe vajzën e  kishte në Itali.

Po sipas tyre gjendja e saj ishte rënduar pasi kishte humbur dy fëmijë të tjerë pak muaj më parë.

"E kishim fqinje, jetonte vetëm.Ka një djalë, e ka në Itali. Edhe vajzën të martuar në Itali. Dy fëmijë i kanë vdekur para 1 muajsh, 2 muajsh, ikën të rinj. Vuante nga depresioni".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat