Rama shpërndan pamjet nga Sheshi i Flamurit: Projekt unikal për Vlorën

Vlora

Rama shpërndan pamjet nga Sheshi i Flamurit: Projekt unikal për Vlorën

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 08:28
Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar. Kreu i qeverisë bën me dije se aty po mbyllen detajet e fundit. Po ashtu ai shton se ky projekt është unikal për Vlorën.

Siç duket nga pamjet e shpërndara nga kryeministri Rama, sheshi në monumentin e pavarësisë ka marrë trajtat e flamurit kombëtar.

Postimi i Ramës:

Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat