Zbulohen detajet/ U arrestua i armatosur në Vlorë, kush është i riu që shënjestronte Inez Hajrullan

Vlora

Zbulohen detajet/ U arrestua i armatosur në Vlorë, kush është i riu që shënjestronte Inez Hajrullan

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:47
Amarildo Nikolli

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të Amarildo Nikollit ditën e djeshme nga policia e Vlorës, pasi ky i fundit u kap me armë me silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanWeb se Nikolli, i cili njihej edhe me nofkën “Shkodrani” kishte në shënjestër Inez Hajrullan, i cili në vitin 2019 i ka mbijetuar një atentati te Uji i Ftohtë, si edhe një një atentati tjetër në vitin 2017.

Në 2011 Amarildo Xhanej u arrestua me një kilogram kokainë. Në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët raportonin mediat italiane në atë kohë.

Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat