Shpërthimi me tritol në Vlorë, banorët: Na ra dera mbi kokë - Bota Sot
Shpërthimi me tritol në Vlorë, banorët: Na ra dera mbi kokë

Vlora

E shtunë, 22 shtator 2018

Shpërthimi me tritol në Vlorë, banorët: Na ra dera mbi kokë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 09:37
Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy persona që hodhën në oborr sasinë e lëndës plasëse.

Dy shpërthime me tritol tronditën Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e parë ndodhi në lagjen “Kushtrimi” përballë drejtorisë së Policisë, ndërsa ngjarja e dytë në lagjen “Karabash” pranë bashkisë.

Një orë nga shpërthimi i parë një tjetër ngjarje zgjoi Vlorën, sërish një sasi e konsiderueshme tritoli u vendos në oborrin e një banese.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy persona që hodhën në oborr sasinë e lëndës plasëse.

 “Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme”, bëjnë me dije blutë e Vlorës.

Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit.

Sipas tyre u ka rënë dera në tokë dhe iu është ndërprerë energjia elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test