Rruga e baltës, i shkatërruar tërësisht aksi që lidh zonën industriale - Bota Sot
Rruga e baltës, i shkatërruar tërësisht aksi që lidh zonën industriale

Vlora

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Rruga e baltës, i shkatërruar tërësisht aksi që lidh zonën industriale

Më: 8 maj 2018 Në ora: 15:39
Rruga e unazës së Vlorës

Rruga e unazës së Vlorës e cila lidh zonën industriale me atë të Zvërnecit është e amortizuar.

Edhe pse në të dyja anët e kësaj rruge si nga Pylli i Sodes dhe nga hyrja e qytetit të Vlorës u bë një investim për rregullim dhe sistemim të rrugës, sic duket dhe nga pamjet investimi nuk është kryer i plotë

Balta dhe uji pushtojnë rrugën në kohë me shi, ndërsa në mot te thatë ngrihen re të mëdha pluhuri. Po ashtu të shumta janë bizneset që penalizohen nga ky aks i amortizuar.

Pasojat i ndjejnë nxënësit e dy shkollave që janë në këtë zonë pasi shpesh fëmijët e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë nga gropat me baltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test