Banorët e Orikumit në protestë, kërkojnë ujë dhe drita - Bota Sot
Banorët e Orikumit në protestë, kërkojnë ujë dhe drita

Vlora

E hënë, 16 korrik 2018

Banorët e Orikumit në protestë, kërkojnë ujë dhe drita

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:35
Orikum

Banorët e Orikumit në Vlorë janë ngritur këtë të diel në protestë. 

Ata kërkojnë investime në rrugë dhe furnizim të plotë me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Banorët thonë se një vend turistik si Orikumi është lënë pa investime dhe turistët do të largohen.

Para ca ditësh, një përfaqësi e këtyre banorëve hyri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku dhe e pezulluan. Ata kërkuan nga bashkiakët të merrnin masa për ta kthyer Orikumin në një vend të jetueshëm dhe të vizitueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test