Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Në Sheshin e Flamurit është gjetur i vdekur një djalë i ri, 26 vjeç.
Sipas burimeve të Policisë, i riu është identifikuar si Albano Imeraj, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe një thikë.
Më herët ngjarja u raportua si vetëvrasje, por nga inspektimi i kryer dyshohet se pista kryesore mund të jetë vrasja.
Të njohurit e tij shprehen të shokuar nga ngjarja dhe ato nuk e besojnë se Albano mund të ketë vrarë vetën.
Albano ishte baba i një djali 2 vjeç, ndërkohë që një ditë më parë është parë të darkojë më bashkëshorten dhe familjarët e tij.
Gjithashtu Albano ishte dhe pronar i një diskoje në qytetin e Vlorës.