Breshëri në Vlorë dëmton të mbjellat - Bota Sot
Breshëri në Vlorë dëmton të mbjellat

Vlora

E premte, 20 korrik 2018

Breshëri në Vlorë dëmton të mbjellat

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:29
Breshëri në Vlorë

Mbrëmjen e së enjtes i gjithë rrethi i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu të shoqëruara dhe me erë. Por për banorët e fshatit Panaja të Vlorës, shiu është shoqëruar me breshër, gjë që ka sjellë dëme të konsiderueshme në të mbjella.

Fermerët e këtij fshati shprehen se breshëri ka dëmtuar rrushin në 70% të tij.

Ata shprehen se ka qenë një situatë e pazakontë dhe një fenomen i tillë në këtë periudhë ka sjellë dëme të konsiderueshme jo vetëm në vreshta, por edhe në ullinj, frutikulturë edhe pemtari.

Fermerët shprehen, se te ardhurat nga shitja e rrushit është e vetmja mënyrë që familjet e fshatit Panaja mbijetojnë.

Ata kanë kërkuar që të evidentohen dëmet në terren dhe te behet kompensimi i tyre nga strukturat përkatëse të drejtorisë së bujqësisë së Vlorës. Kjo situatë e pazakontë për periudhën e verës, sipas banoreve të zonës do të ketë pasoja për të mbjellat edhe në vitet që do vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test