Kapet grupi i hajdutëve vlonjatë që bënte kërdinë në Fier

Vlora

Kapet grupi i hajdutëve vlonjatë që bënte kërdinë në Fier

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka kapur një grup hajdutësh, ku të gjithë ishin mjeshtër të thyerjes së bravave. Edhe operacioni koduar u quajt  "Brava". Të arrestuarit janë të gjitha nga Vlora: Emanuel Doda, 23 vjeç; Lediona Preçi, 21 vjeçe, Bledar Skënderaj, 24 vjeç dhe Klaustin Zeneli, 22 vjeç.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin.

Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen "15 Tetori" Fier .

Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat